Durrësi i thotë turistëve “Paç fat!”

Rita Strakosha, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare

Në një vizitë turistike në qytetin e Durrësit, dy përshtypjet e para janë palmat ekzotike dhe kazanët e mbeturinave. Pasi dalim nga rrugët kryesore me palma, na dalin përpara kazanët, të cilët janë po aq të paparë sa dhe palmat, por në drejtimin negativ. Më poshtë janë disa foto kazanësh në Durrës nga rrugët Kristo Sotiri dhe Mujo Ulqinaku:

 rruga-mujo-ulqinaku-3

rruga-mujo-ulqinaku-11

rruga-kristo-sotiri_durres

Kazanët në Durrës duken të mjerueshëm për një qytet turistik që vizitohet nga qindra mijëra turistë në sezonin e verës dhe që është i dyti për nga ekonomia, pas Tiranës. Para disa muajsh Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës anulloi një tender për blerjen e kazanëve të rinj, sepse nuk u kualifikua asnjë biznes. Me sa duket, ndërmarrja ka kërkesa shumë të larta për cilësinë e kazanëve, kërkesa që nuk duken të pasqyrohen tek kazanët që menaxhon në terren.  Kazanët janë në kontrast të thellë me palmat e bukura të Durrësit, mbi 350 copë të blera nga po e njëjta ndërmarrje, pas një tenderi të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si tender me shkelje. Pas temperaturave minus 10 gradshe palmat mund të thahen. Sipas agronomëve, këto lloj palmash nuk përballojnë temperatura më të ulëta se -6 gradë celcius. Sipas raportimeve, palmat janë nxirë nga të ftohtit e ditëve të kaluara. Bashkia e Durrësit mund të ishte informuar përpara këtij investimi qindra milionësh se vërtet klima po ngrohet dhe Durrësi do bëhet si Meksika, por ngrohja nuk do të ndodhë gradualisht, por e ndërprerë me periudha me ekstreme të ftohti, temperatura të cilat palmat nuk i përballojnë.

Sipas drejtorit të agjencisë Turistike “Albania Travelnet”, Enea Kumi, nga turistët e huaj në Durrës ka pasur ankesa dhe për ndotjen e ujit të detit, për ndotjen akustike dhe për mbi-popullimin në plazh.

Megjithëse Durrësi ka një impiant modern të trajtimit të ujërave të zeza, shumë ndërtesa nuk janë të lidhura në rrjetin e impiantit dhe i derdhin ujërat e zeza në det.  Mbetjet e gjithë qytetit depozitohen në një vendgrumbullim të thjeshtë, pa izolim të mbetjeve nga toka dhe ujërat.

Ndërkohë Durrësi turistik është edhe port, e herë pas here anijet lëshojnë pa u ndëshkuar mbetje nafte ose vaji në det, siç ndodhi në Nëntor të vitit 2015.

Ankesa tjetër nga turistët janë çmimet e larta. Nga video të denoncuara në rrjetet sociale duket se shitësit, kur vërejnë se blerësi flet me aksent kosovar, ngrenë çmimet. Pushuesit kosovarë, të cilët tejmbushnin plazhin e Durrësit para disa vitesh, janë pakësuar dhe po preferojnë Jugun.

Durrësi me këtë cilësi të dobët të shërbimeve të veta, i thotë turistave “Paç fat!”.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s