Monografia “Agrobiodiversiteti në Fushë-Arrëz”

monografia_agrobiodiversiteti

 

 

 

 

 

 

 

Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare ka botuar së fundmi monografinë “Agrobiodiversiteti në Fushë-Arrëz, me autorë As. Prof. Belul Gixhari dhe Dr. Mehmet Ramadani. Në këtë link mund ta gjeni në pdf.

Në kohën e sotme, një nga problemet më shqetësuese me të cilën ndeshen burimet gjenetike bimore, është dëmtimi i biodiversitetit i njohur me termin erozioni gjenetik. Fenomeni i dëmtimit të biodiversitetit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë sa po vjen e po bëhet më i theksuar.

Në Shqipëri biodiversiteti është shkatërruar në vijimësi kryesisht nga intensifikimi i bujqësisë si dhe për shkak të ndërtimeve. Në vendin tonë raportohen në rrezik zhdukjeje rreth 320 specie bimore prej të cilëve 10% janë specie të rralla.

Qëllimi i monografisë është të japë një panoramë të resurseve gjenetike bimore me vlerë në bujqësi dhe turizëm, në zonën e Fushë-Arrëzit, bazuar dhe në aktivitetet e projektit “Rritja e kapacitetit të komunitetit të Fushë-Arrëzit për ruajtjen e farave autoktone bujqësore, arrore dhe frutore”. Projekti zbatohet nga Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare, dhe mbështetet nga projekti Eco-Nord, në kuadër të Fondit të Iniciativave Lokale, të kontraktuara nga ALCDF, nga fonde të Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Kjo monografi është realizuar në kuadër të këtij projekti. Mbështeti për realizimin e monografisë Znj. Liliana Dango, drejtore e projektit; Znj. Rita Strakosha, koordinatore.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s