Copëza jete: 16 histori të jetëve të grave me aftësi ndryshe

Liliana Dango, Drejtore Ekzekutive

kopertina_copeza-jete

Broshura “Copëza Jete: 16 histori të jetëve të grave me aftësi ndryshe”, Nëntor 2016.

Për familjen dhe rrethin shoqëror të një gruaje me aftësi ndryshe, përballja me aftësinë e kufizuar është një sfidë e përditshme. Për anëtarët meshkuj të familjes, sfida është edhe më e madhe, sepse tradicionalisht roli i mashkullit në kulturën shqiptare është parë më shumë jashtë familjes se sa brenda saj. Një pjesë e burrave këtë sfidë e përballojnë dhe ofrojnë mbështetjen e tyre maksimale për anëtarin më të dobët të familjes, por një pjesë tjetër mbyllen brenda guackës së egoizmit, të indiferencës, duke ushtruar madje dhe dhunë ndaj gruas me aftësi ndryshe. Meshkujt në rrethin shoqëror të gruas me aftësi ndryshe mund të tregohen indiferentë, mospërfillës, ose e kundërta, mbështetës, motivues, siç tregojnë dhe historitë e broshurës.
Broshura e publikuar nga NCCS, “Copëza jete: 16 histori jete të grave me aftësi ndryshe“, sjell histori nga jeta e grave me aftësi ndryshe. Gratë me histori suksesi, tregojnë vetë për mbështetjen që kanë marrë nga burrat në jetën e tyre. Gratë e dhunuara tregojnë për dhunën e ushtruar, dhe si dolën nga ky qerthull dhune.
Në Shqipëri ligji ofron masa mbrojtëse për gratë e dhunuara, si urdhri i përkohshëm i mbrojtjes dhe urdhri i mbrojtjes. Janë krijuar disa qendra rezidenciale në Tiranë, Elbasan ku mund të strehohen grate e dhunuara. Ka linja telefonike këshillimi për gratë dhunuara (nr. telefoni pa pagesë 0 800 40 20; 0800 9888) si dhe për burrat dhunues, ku mund të këshillohen për problematikën e dhunës.
Qëllimi i kësaj broshure është të ndërgjegjësojë për këtë problematikë aktuale.

4 pjesë teatrale u realizuan nga NCCS bazuar në historitë e broshurës. Pjesët teatrale u realizuan nga regjizor-aktori Bledi Naska, asistent-regjizorja, Milida Gjermani, skenaristja dhe aktorja Blerina Shalari, aktorja, Evisa Budini. Ato u shfaqën në teatrin “Zihni Sako”, në Gjirokastër, në datë 26 Nëntor; në teatrin Moisiu në Durrës, në datë 7 Dhjetor, si dhe në teatrin Metropol në Tiranë, në 9 Dhjetor. Gjatë shfaqjeve iu shpërnda pjesëmarrësve libërthi “Copëza jete”.

Në shfaqjet teatrale morën pjesë dhe përshëndetën Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi,
Zëvendës-kryetari i Bashkisë Durrës, Z. Florian Tahiri; Zëvendës-kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Z. Odise Kote.

shfaqja-e-teatrit-ne-tirane_teatri-metropol_9-dhjetor_2 shfaqja-e-teatrit-ne-gjirokaster_teatri-zihni-sako_26-nentor

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në teatrin “Zihni Sako”, Gjirokastër

shfaqja-e-teatrit-ne-durres_teatri-moisiu_7-dhjetor_2

 

 

 

Në teatrin “Moisiu”, Durrës. 

shfaqja-e-teatrit-ne-tirane_teatri-metropol_9-dhjetor_3

 

 

 

 

 

 

Në teatrin “Metropol”, Tiranë

Broshura është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i ideve inovative për ndërtimin e partneritetit mes burrave dhe grave, për barazi gjinore dhe një shoqëri pa dhunë”, mbështetur nga UNDP, Shqipëri; UN Women, me fonde të qeverisë Suedeze. Bashkëpunoi për realizimin e kësaj broshure Znj. LilianaDango, drejtore e projektit; Znj. Rita Strakosha, koordinatore; Znj. Milida Gjermani, specialiste vizibiliteti,
Znj. Elvana Lula, konsulente. Përmbajtja e këtij publikimi është nën përgjegjësinëe Qendrës Kombëtare Për Shërbime Komunitare dhe nuk pasqyron pikëpamjet e
UNDP-së .

Versionin në shqip dhe anglisht të broshurës mund ta gjeni respektivisht këtu dhe këtu.

 

 

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s