Agrobiodiversiteti në Blerim

Rita Strakosha

Në datë 30 shtator u organizua në komunën Blerim, Fushë-Arrëz, një trajnim me fermerë nga komuna, mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë.

Trajnimi u organizua në fermën e familjes Dervishi, nga eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari, dhe agronomi ekstensionist i zonës, Mehmet Ramadani.

Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e agro-biodiversitetit, punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë,  për mbrojtjen e bimëve  bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës. Kurse agronomi Ramadani informoi mbi kujdesin më të mirë për bimët autoktone.

Komuna Blerim është e vendosur në mes të maleve, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, pranë liqenit të Fierzës, dhe është pak e rrahur nga tregtarët, edhe më pak nga turistët. Kjo e bën vend ideal për ruajtjen dhe kultivimin e farave autoktone. Fermerët në baçet e vogla kultivojnë kryesisht për konsum familjar, dhe shumë pak për tregëti. Për këtë arësye zgjedhin varietetet me më shumë shije, rezistencë ndaj patogjenëve, pa shumë fokus tek rendimenti. Gjithsesi farat hibride kanë depërtuar edhe në këtë komunë të largët, sidomos farat hibride të misrit, të cilat kultivohen për bagëtinë.

domate-vendi-ne-fermen-e-familjes-dervishi_blerim

Domate vendi në fermën e familjes Dervishi

Ajri i pastër, ushqimi i ushqyeshëm dhe jeta aktive fizike bëjnë që banorët e kësaj zone, megjithëse të varfër, të kenë jetëgjatësi të lartë.

Komuna është e mbuluar nga pyjet e pishave. Megjithëse shumë larg qytetit, as pyjet e saj nuk kanë shpëtuar nga sëpata. Rrugës kombëtare duken faqe të tëra kodrash ku çdo pemë është prerë. Sipas agronomit Ramadani, megjithëse pishat janë më të mira për lëndë drusore kur arrijnë moshën 70 vjeçare, këtu pishat janë prerë edhe në moshën 5 vjeçare. Druri i këtyre pishave të njoma ka cilësi të dobët, por makutëria nuk i ka kursyer.

foto-per-gazete_prerja-e-pyjeve_blerim

Pyll i prerë në Blerim

Ndërkohë pishat janë prekur dhe nga sëmundja proçesionarja, e cila nuk po arrihet të çrrënjoset. Sipas agronomit kjo sëmundje çrrënjoset më mirë duke i trajtuar mekanikisht pishat, por për këtë bashkia nuk ka fonde.

Trajnimi në Blerim u organizua në kuadër të projektit: “Rritje e kapacitetit të komunitetit të Fushë-Arrëzit për ruajtjen e farave lokale bujqësore, arrore dhe frutore”. Ky projekt mbështetet nga projekti Eco-Nord, në kuadër të Fondit të Iniciativave Lokale, të kontraktuara nga ALCDF dhe janë fonde të Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s