Trajnim me fermerët e Kryeziut

Nga Rita Strakosha

Trajnim 26 korrik 8

 

 

 

 

 

Në 26 Korrik, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare organizoi me fermerët e Kryeziut, Fushë-Arrëz, një trajnim  mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e ruajtjes së agro-biodiversitetit në bujqësi, si dhe mbështetjen që ka dhënë për këtë Banka Gjenetike e Farave, Tiranë. Agronomja lokale Z. Violeta Deda prezantoi teknikat më të mira të kultivimit të kultivarëve autoktonë të zonës.

Ishte në takim prezent edhe Sokol Vata, inxhinjer pyjesh, nga Bashkia e Fushë-Arrëzit. Sipas tij kultivarët autoktonë të disa dekadave përpara kanë pasur disa përparësi ndaj atyre të sotëm. Psh. fruit I mollës dikur ruhej deri në fund të majit, kurse molla e sotme fillon të prishet pas një jave. Pema e mollës sot bëhet për të prerë për 10 vjet.  Sipas Z. Gixhari “2 javë shkonte aroma e mollës në shtëpi, kurse sot fut një furgon të tërë e nuk ndjen aromë.”

Sipas Z. Nikoll Uka, një ndër të trajnuarit, duhet të ketë bashkëpunim mes drejtorive bujqësore dhe njësive administrative për të grumbulluar farat autoktone të ruajtura nga fermerët brez pas brezi.

Shpesh ka amatorizëm në ruajtjen e farave apo shumimin e bimëve. Psh. ka fermerë që marrin nga rrënja e ullirit degë për ti shumuar, por nga këto nuk dalin ullinj prodhues.  Ose mbajnë për shumim fara nga I gjithë kalliri I misrit, kur në fakt këshillohet të përdoret për shumim vetëm pjesa e mesme e kallirit. Pra është e vështirë të gjesh fermerë që të kenë ruajtur me profesionalizëm bimët autoktone të parardhësve të tyre.

Trajnimet organizohen në kuadër të projektit: “Rritje e kapacitetit të komunitetit të Fushë-Arrëzit për ruajtjen e farave lokale bujqësore, arrore dhe frutore”. Ky projekt mbështetet nga projekti Eco-Nord, në kuadër të Fondit të Iniciativave Lokale, të kontraktuara nga ALCDF dhe janë fonde të Delegacionit Evropian në Shqipëri. Projekti synon ruajtjen e agro-biodiversitetit në zonën e Fushë-Arrëzit. Biodiversiteti në kulturat bujqësore shton reziliencën e bujqësisë ndaj sfidave mjedisore si ndryshimet klimatike, thatësirave, përmbytjeve, ndaj patogjenëve. Agrobiodiversiteti ka dhe vlerë ekonomike, sepse shton reziliencën e bujqësisë ndaj luhatjeve të tregut të farave, shton aftësinë e bujqësisë për të plotësuar kërkesat e ndryshme të konsumatorëve për sa I përket shijes, formës, vlerave nutricionale të produkteve bujqësore. Në kuadër të projektit janë realizuar 4 trajnime me fermerë të fshatrave Fushë-Arrëz, Qafë-Mal, Rrapë, Kryezi, trajnime në të cilat është dhënë informacion për rëndësinë ekonomike dhe ekologjike të kultivarëve autoktonë. Janë realizuar 2 reportazhe mbi aktivitetet e projektit, të transmetuara në TV Puka dhe RTSH. Janë grumbulluar 10 fara autoktone dhe janë depozituar në Bankën Gjenetike të Farave, përfshi hudhrën e Gojanit, Misrin Morava, një sërrë farash fasulesh, specin djegës, qepën e vendit etj. Është duke u realizuar një broshurë shkencore me informacion mbi farat autoktone të vendit. Projekti do të vazhdojë me trajnime, grumbullim bimësh autoktone, me realizimin e një dokumentari mbi bimët autoktone dhe në fund me organizimin e një konference përmbyllëse.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s