Raporti vjetor 2015

Të dashur miq dhe kolegë,

Jam krenare t’ju prezantoj Raportin Vjetor 2015, me informacion mbi burimet njerëzore, aktivitetet, sfidat, si dhe planet tona për të ardhmen.

Këtë vit përpjekjet e QKShK-së u fokusuan në integrimin e grupeve në nevojë si komunitetet rurale, gratë, komuniteti Rom, personat e izoluar nga shoqëria, gratë me aftësi të kufizuara, si dhe në forcimin e kapaciteteve të organizatave e individëve për mbrojtjen dhe për advokimin mbi të drejtat e tyre dhe përfshirjen sociale. QKShK është krenare se ka është dhe një qendër punësimi për gratë në nevojë, nga viti 2010. Në këtë kuadër, kemi ngritur kapacitetet e grave nga zona të largëta të Tiranës për punësim, kemi ndërmjetësuar për punësim, si dhe kemi ofruar asistencë ligjore falas për sa i përket tregut të punës dhe legjislacionit.

Aktivitetet tona janë shpërndarë në zona të ndryshme. Psh. QKShK është pjesë e fushatës së drejtuar nga OKB-ja “Bëje Botën Tënde Portokalli”. Në kuadër të këtij projekti QKSHK ka punuar me median, autoritetet lokale dhe me shkollat për të nxitur një botë pa dhunë. Fokusi i saj këtë vit ishte dhuna ndaj grave me aftësi të kufizuara në zonën e Durrësit. Gjithashtu, në një projekt tjetër, të rinjtë e Gjirokastrës janë fuqizuar për të mbrojtur veten e tyre nga krimi kibernetik. Pjesë e projektit ishte dhe Policia e Shtetit e Gjirokastrës.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, forcimi i kulturës anti-korrupsion dhe identifikimi, mbështetja e ankesave formale kundër korrupsionit në shëndetësi në zonën e Tiranës, është projekti ynë i ri ambicioz, i cili do të vazhdojë përgjatë vitit 2016. Në të ardhmen e afërt, QKShK do të vazhdojë përpjekjet në promovimin e aktiviteteve që mbështesin grupet e margjinalizuara, me fokus të veçantë gratë dhe vajzat.

Shfrytëzoj mundësinë të falenderoj gjithë donatorët të cilët na kanë besuar dhe mbështetur gjatë këtij viti. Gjithashtu falenderoj stafin tonë për punën e palodhur, bashkëpunëtorët, këshilltarët dhe trajnerët, si dhe përfituesit nga projektet tona, të cilët janë në shtim.

Raportet vjetore: në shqip dhe anglisht.

Me respekt,

Znj. Liliana Dango

Drejtore Ekzekutive

Advertisements
This entry was posted in Lajme, Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s