Sfidat e agrobiodiversitetit

Nga Rita Strakosha

Trajnim 30 maj_4

 

 

 

 

Eksperti i perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB), Lushnje, Z. Ylli Subashi, si dhe agronomja lokale, Violeta Deda, trajnuan në 30 maj fermerët e ish-komunës Rrapë, Fushë-Arrës, mbi vlerat ekologjike dhe ekonomike të kultivarëve autoktonë të bimëve bujqësore. Trajnimet organizohen nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) në kuadër të një projekti të financuar nga BE dhe mbështetur nga ALCDF.
Në një intervistë pas takimit Z. Subashi theksoi se është detyra e QTTB-ve në bashkëpunim me Bankën Gjenetike që të ruajnë kultivarët e vendit dhe kur fermerët dëshirojnë të kultivojnë një bimë autoktone mund t’I drejtohen QTTB-së më të afërt e cila e pajis me fara. Ҫdo zonë e Shqipërisë ka ekstensionistin e vet përgjegjës, i cili është në
kontakt të rregullt me fermerët e zonës, i përcjell shqetësimet e tyre në drejtoritë përkatëse bujqësore si dhe i mbështet me informacion.

Aktualisht pothuaj gjithë perimet autoktone (me përjashtime të rralla si psh. fasulja) nuk shiten në tregun formal të farave. Kjo sepse tregu sundohet nga farat hibride, të cilat kanë rendiment më të lartë.
Produktet e kultivarëve hibridë shiten më lirë në treg, për pasojë blihen më shumë nga konsumatori.  Bimët autoktone shpesh kultivohen vetëm në kopshte dhe ferma të vogla, për konsum vetjak, sepse kanë shije dhe vlera ushqyese të larta.

Tregu i farave është i kontrolluar. Prania e farave me probleme në treg mund të sjellë pasoja të rënda tek mijëra ferma. Jo ҫdo fermer ditë zgjedhë farë për shitje, sepse farat duhen përzgjedhur nga bimët më të mira dhe jo thjesht nga cilado parcelë që i ka mbetur pa shitur fermerit. Prandaj për shitjen e farave duhet leje nga Enti Shtetëror i
Farave dhe Fidaneve. Fara testohet QTTB-ja dhe Enti Shtetëror i Farave. Proҫesi i regjistrimit të farës shoqërohet me pagesën e një tarife dhe plotësim dokumentacioni. Nisur nga kostot e liҫencimit të farave si dhe nga mungesa e kultivimit në ferma të mëdha, farat autoktone kanë dalë jashtë tregut të farave.

Ndërkohë farat hibride kanë problematikën e tyre: nuk janë të përshtatura për tokën dhe klimën lokale; kanë biodiversitet të pakët të individëve; fermerët janë të varur nga tregtari për farën sepse fara hibride në brezin e dytë jep rendiment 30% më të ulët se në
brezin e parë, prandaj fermeri duhet ta blejë farën ҫdo vit.
Aktualisht kostua e farës mund të jetë vetëm 10% e kostos totale të prodhimit. Nëse farat autoktone nuk do të jenë të aksesueshme nga fermerët, dhe kostua e farës hibride rritet, fermeri do të jetë i varur nga tregtari për sigurimin e farës. Gjithashtu fermerët
shqiptarë shpesh nuk i zbatojnë kushtet teknike të kultivimit të hibrideve, duke marrë prej tyre rendiment më të ulët.

Një shqetësim tjetër që adresoi Z. Subashi është ai i përdorimit të hormoneve tek perimet. Preparati që përdoret në bujqësi për pjekje të parakohshme është gazi etilen, një lloj gazi që prodhohet natyrshëm nga frutat por që në formë sintetike përdoret për të nxitur pjekjen e parakohshme. Gazi etilen nuk është hormon i mirëfilltë, si hormoni i rritjes, hormonet estrogjenike që mund të përdoren pa leje nga mbarështuesit e kafshëve bujqësore dhe që janë lidhur me kancerin.
Nxitja e pjekjes tek frutat nuk mund të realizohet teknikisht para se domatja të ketë arritur në një fazë afër pjekjes dhe as kur temperaturat janë relativisht të larta, sepse e dëmton frutin. Prandaj edhe vetë fermerët nuk janë të interesuar të përdorin gazin etilen
vend e pa vend tek perimet. Gjithsesi përdorimi i tij ndikon në cilësinë e tyre. Konsumatorët që dëshirojnë të konsumojnë perime plotësisht bio duhet të kufizojnë konsumin e perimeve vetëm në stinën tradicionale të pjekjes së tyre (psh. në verë për domatet) dhe mos ti konsumojnë jashtë stine.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s