Trajnim me agronomët dhe fermerët e Fushë-Arrëzit mbi agrobiodiversitetin

Rita Strakosha

Trajnimi QafeMali 22 Prill 2016

 

 

 

 

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, në 22 Prill, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare organizoi në komunën Qafë-Mal një trajnim me agronomët dhe fermerët e zonës së Fushë-Arrëzit mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë,  për mbrojtjen e bimëve  bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës, kurse agronomja lokale Z. Violeta Deda prezantoi teknikat më të mira të kultivimit të kultivarëve autoktonë të zonës.

Bujqësia është përballur me erozion gjenetik në dekadat e kaluara. Shkaqet janë të ndryshme, por një faktor kryesor është presioni nga industria ushqimore për të pasur qëndrueshmëri në cilësinë dhe sasinë e lëndës së parë.  Varietetet hibride të bimëve bujqësore (ndryshe nga varietetet autoktone) e kanë këtë qëndrueshmëri në cilësi, por kjo shoqërohet dhe me mungesë të shumëllojshmërisë gjenetike. Mungesa e shumëllojshmërisë gjenetike të individëve brenda një popullate bimore bën që kjo popullatë të jetë e ndjeshme ndaj sëmundjeve, ndryshimeve të inputeve.

Duke kuptuar rëndësinë e ruajtjes së agro-biodiversitet, në Shqipëri është krijuar në kuadër të një marrëveshje ndërkombëtare, Banka Gjenetike. Banka të ngjashme janë krijuar në shumë vende të botës. Ekspertët e bankës grumbullojnë për ruajtje fara dhe fidanë autoktonë nga e gjithë Shqipëria.

Banka Gjenetike më e madhe ndodhet në Suedi, Svalbard, e hapur zyrtarisht në vitin 2008. Kjo bankë ka kapacitet për të mbajtur 1,500,000 milion mostra dhe temperature e ruajtjes në të nuk zbret nën -3 OC.  Banka shqiptare ka çuar në këtë bankë për ruajtje disa fara (ndër to dhe varietete gruri).

Ishte i pranishëm në takim dhe specialisti i Drejtorisë së Bujqësisë, Z. Mehmet Ramadani. Sipas Z. Ramadani në zonën e Pukës- krahas bimëve bujqësore të grumbulluara gjatë projektit si hudhra e Gojanit, Misri i Moravës, shumë lloje fasulesh- kultivohen dhe pemë frutore autoktone si psh. molla starking, gjyle, gjyle kapse; rrushi Tahir, Monakuq, Rrezegi; dardha rrakokele, si dhe përdoren si nënshartesa molla e egër, dardha e egër, murrizi. Një problem i hasur nga fermerët e zonës është se vijnë kultivarë të huaj pa çertifikatën e origjinës, pra pa e ditur se nga vijnë, çfarë cilësish kanë. Kështu ka ndodhur që janë mbjellë në Pukë jo më pak se 100 hektarë me fidanë arrash të ardhura nga Greqia dhe sot nga këto kanë mbetur vetëm 3 hektarë me arra, të tjerat janë tharë. Ndërkohë kultivarët e vendit janë të përshtatur ndaj kushteve klimatike dhe tokës së zonës dhe nuk i kanë këto probleme.

Advertisements
This entry was posted in Lajme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s