Prezantohet draft-studimi mbi korrupsionin në shëndetësi

Foto_tryeza e rrumbullaket_2

 

 

 

Tryeza e rrumbullaket_3

 

 

 

 

 

Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare (QKShK) organizoi të premten një tavolinë të rrumbullakët me përfaqësues të institucioneve qendrore, të kujdesit shëndetësor, të Urdhrit të Mjekëve, Urdhrit të Infermierëve, Urdhrit të Farmacistëve, të shoqërisë civile dhe të medias, për të prezantuar gjetjet e draft-studimit “Shërbimet shëndetësore-një studim pilot mbi perceptimin publik”, i cili është bazuar mbi një anketim  me 500 pacientë dhe/ose të afërmit e tyre, të kryer në 8 qendra shëndetësore dhe 5 spitale publike në Tiranë, gjatë periudhës Nëndor 2015-Shkurt 2016. Anketimi fokusohet mbi korrupsionin në marrëdhënien staf mjekësor-pacient.

Ishin prezent në takim drejtoresha e QKShK-së, Znj. Liliana Dango; kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Znj. Albana Vokshi; presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Z. Fatmir Brahimaj; presidenti i Urdhrit të Infermierëve, Z. Sabri Skënderaj, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma; 2 hartuesit e studimit, Av. Rita Strakosha dhe Phd. Gazmend Koduzi etj.

Në takim kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Znj. Albana Vokshi, mirëpriti studimin dhe ftoi QKShK-në të prezantojë rekomandimet në një dëgjesë publike me komisionin parlamentar. Ajo përmendi problematikën në sistemin shëndetësor si buxhetin e pakët të alokuar për shëndetësinë, korrupsionin me tenderat, mos-funksionimin e pajisjeve në Shërbimin Onkollogjik, largimin e mjekëve nga Shqipëria etj.

Nga anketimi rezulton se 25% e pacientëve në spitalet publike dhe 8% e pacientëve në qendrat shëndetësore kanë ofruar ryshfet për stafin mjekësor pa jua kërkuar ky. Kurse 3% e pacientëve janë përballur me kërkesën e stafit mjekësor për ryshfet. Studimi ka dalë me rekomandime konkrete për politikën, kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, bazuar dhe në krahasimin me vendet e tjera.

Studimi rekomandon ndryshime në Kodin e Proҫedurës Penale për pranimin e xhirimeve të fshehta të qytetarëve si prova, ndryshimin e nenit të simulimit si teknikë hetimore, rritjen e transparencës së Urdhrit të Mjekëve dhe të spitaleve, rritjen e pagës së stafit mjekësor, funksionimin e pavarur të spitaleve etj. Presidentët e Urdhrave kundërshtuan rekomandimin e studimit për të përfshirë urdhrat nën kompetencat e auditimit të plotë të Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke qenë se ata janë institucione autonome.

Sipas Kryetarit të Urdhrit të Mjekëve, Z. Fatmir Brahimaj, korrupsioni është pjellë e sistemit, dhe funksioni kryesor i Urdhrit nuk është policimi i mjekëve.

Sipas ish-kryetarit të Urdhrit të Mjekëve, Z. Dine Abazaj, përgjegjësia kryesore në luftën kundër korrupsionit në shërbimet shëndetësore është e qeverisjes qendrore dhe spitaleve/qendrave shëndetësore dhe jo e Urdhrit të Mjekëve. Një fenomen i fundit, ku drejtuesit e institucioneve shëndetësore nuk janë të profesionit, është shqetësues sepse këta drejtues nuk mund të kuptojnë profesionalizmin ose mungesën e tij tek stafi mjekësor.

Urdhrat mirëpritën rekomandimin për rritjen e pagës së stafit mjekësor

Studimi është realizuar në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të pacientëve duke inkurajuar kulturën antikorrupsion”, të financuar nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit të Demokracisë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Rekomandimet, sugjerimet e studimit nuk përfaqësojnë opinionin e Ambasadës Amerikane. Rekomandimet e tij do i përcillen organeve kompetente, pasi të jenë pasqyruar dhe konkluzionet e tryezës së rrumbullakët.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s