Trajnim për ruajtjen e biodiversitetit në kulturat bujqësore

Nga Rita Strakosha, Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare,

format i vogel_trajnimi 18 mars

Në një trajnim me fermerë të Fushë-Arrëzit të organizuar nga Qendra Kombëtare Për Shërbime Komunitare, Dega Fushë-Arrëz, në 18 mars, eksperti kombëtar i farave Prof.As.Dr. Belul Gixhari dhe agronomja Violeta Deda njohën fermerët me rëndësinë e kultivimit dhe ruajtjes së varieteteve të vendit të bimëve bujqësore.

Këto 2 dekada përdorimi i farave hibride në bujqësi është përhapur mjaft, duke pakësuar kultivimin e farave të vendit dhe duke çuar një pjesë të tyre drejt zhdukjes.  Ky proçes ka filluar që herët, megjithëse me ritme më të ngadalta, nga koha e revolucionit industrial, kur varietetet e bimëve me rendiment të lartë preferoheshin ndaj atyre me rendiment më të ulët. Pasojë e kësaj është që shumë varietete lokale u zhdukën ose vazhduan të kultivohen në sipërfaqe të vogla, duke rrezikuar zhdukjen. Kjo ka pakësuar biodiversitetin e kultivarëve të bimëve bujqësore.

Sipas Z. Gixhari, kultivarët hibridë kanë uniformitet gjenetik të lartë, pasi baza gjenetike e tyre përmban 1 ose disa tipare. Kjo i bën ata të jenë jo të qëndrueshëm ndaj sëmundjeve, thatësirave, temperaturave ekstreme, përmbytjeve dhe të jenë kapriçozë në kërkesat e tyre për ujë, plehra, tokë, pesticide, temperatura etj.

Por kultivarët hibridë kanë rendiment shumë të lartë, siç treguan dhe fermerët në takim. Nëse misri hibrid ka rendiment 10 kv/dynym, misri “Morava” që mbillet në Fushë-Arrëz ka rendiment vetëm 2 kv/dynym. Gjithsesi, cilësitë organoleptike (shija) e këtyre 2 kultivarëve misri ndryshon shumë, dhe fermerët e kultivojnë misrin hibrid për konsum nga bagëtia dhe pulat, kurse misrin e vendit për konsum nga njerëzit. Fermerët vërejtën në takim se megjithëse lopët e konsumojnë misrin hibrid, cilësia e qumështit të një lope të ushqyer me misër vendi është shumë më e mirë. Po ashtu, cilësia e mishit të bagëtisë, pulave, që ushqehen me misër vendi, është shumë më e mirë.

Për të ruajtur varietetet e vendit të bimëve bujqësore nga zhdukja, në Shqipëri është krijuar dhe Banka Gjenetike e farave, ku bimët ruhen në 2 forma: si fara për 50-100 vjet (koleksioni bazë), dhe si bimë të gjalla (koleksioni aktiv). Në Bankën Gjenetike aktualisht ruhen 4105 forma bimore, dhe numri i tyre shtohet çdo muaj.

Sipas Z. Gixhari “Lidhur me biodiversitetin NUK ka mundësi të thuhet se çfarë bimësh do t’iu nevojiten brezave të ardhshëm, cilat bimë mund të jenë të afta të përballojnë ndryshimet e shpejta të klimës. Sa më shumë diversitet të konservohet dhe të jetë i disponueshëm për tu përdorur në të ardhmen, aq më të mëdha do të jenë shanset e plotësimit të kërkesave të brezave në të ardhmen.”

Projekti i Qendrës Kombëtare Për Shërbime Komunitare ka depozituar në Bankën Gjenetike 8 varietete të bimëve bujqësore të vendit, të zonës së Fushë-Arrëzit (misrin “Morava”, hudhrën “Gojani”, misrin kokoshkë, arrën e Kabashit, fasulen e Iballës, fasulen laramane, fasulen e përzier, fasulen e kuqe) dhe do të vazhdojë me depozitimin e varieteteve të tjera. Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe mbështetet nga Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit të Kapaciteteve Lokale-ALCDF.

Diversiteti eshte jete

Uniformiteti eshte vdekje

Fotot nga materiali i prezantuar nga Z. Gixhari

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.