Takim në bashkinë e Fushë-Arrëzit

DSC08374

Nga Rita Strakosha

Dje koordinatorja e projektit “Rritja kapacitetit të komunitetit të Fushë-Arrëzit për mbrojtjen e bimëve bujqësore të rralla” të zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, me fonde të BE-së, akorduar nga ALCDF, takoi nën-kryetarin e bashkisë Fushë-Arrëz, Z. Gjokë Nikolli, kryetarin e Këshillit Bashkiak Fushë-Arrëz, Z. Zef Ndoci, agronomen Violeta Deda, e anëtarë të stafit të bashkisë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit.

Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitetet e projektit si dhe zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë, ku u vërejt se fermat janë të vogla, fermerët kultivojnë kryesisht për konsum vetjak, ka mangësi në infrastrukturën e ujitjes dhe në mekanizimin e kultivimit.

Zona është e dëgjuar për kultivarët autoktonë si fasulja e Iballës, hudhra e Iballës, të cilat kanë cilësi organoleptike shumë të mira, por kultivimi I tyre dhe I bimëve të tjera të vendit është pakësuar për shkak të konkurrencës nga farat hibride. Përhapja e farave hibride rrezikon zhdukjen e këtyre varieteteve dhe të tjerave të vendit, prandaj projekti ynë synon ruajtjen e kultivarëve të vendit të kësaj zone në Bankën Gjenetike (organ kombëtar për ruajtjen e farave), si dhe përhapjen e njohurive mbi kultivimin dhe vlerat e tyre .

Bashkia ofroi mbështetjen e saj maksimale për realizimin e projektit, si dhe për realizimin e projekteve të tjera që mund të përfshijnë këtë zonë në të ardhmen.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s