Grumbullohen fara lokale të zonës së Fushë-Arrëzit

Nga Rita Strakosha

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, në kuadër të projektit për identifikimin dhe ruajtjen e farave të rralla të zonës së Fushë-Arrëzit, të financuar nga Komuniteti Europian, ka identifikuar 3 ekotipe bimësh buqjësore të kësaj zone, të cilat janë depozituar pranë Bankës Kombëtare të Farave.

Bëhet fjalë për arrën e Kabashit, misrin “Morave”, si dhe hudhrën e Gojanit. Këto bimë u identifikuan falë dhe mbështetjes së agronomes së zonës, Znj. Violeta Deda. Kurse eksperti kombëtar i farave, Z. Belul Gixhari, bëri depozitimin e farave në Bankën Kombëtare të Farave, si dhe pashaportizimin e tyre.

Arra e Kabashit 

DSC08182

 

 

 

 

Misri i bardhë

DSC08184

 

 

 

 

 

Hudhra e Gojanit 

DSC08190

 

 

 

 

 

Ruajtja e farave lokale, jo-hibride, është një ndër synimet kryesore të projektit. Ekonomitë lokale bujqësore pas viteve 90 kanë krijuar një varësi në rritje ndaj farave hibride, të cilat vërtet kanë rendiment të lartë, por janë pak të përshtatura ndaj kushteve klimatike, tipit të tokës të zonës, prandaj kërkojnë më shumë shërbime nga fermerët si dhe i bëjnë ato më të varur nga tregu i huaj.

Një problem tjetër i shkaktuar nga farat hibride është pakësimi i biodiversitetit të farave bujqësore. Me dhjetëra lloje farash lokale janë zëvendësuar tashmë nga një numër i kufizuar farash hibride, duke pakësuar shumëllojshmërinë dhe në dietën e qytetarëve.

 

Advertisements
This entry was posted in Lajme. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s