Lançohet projekti për fuqizimin ekonomik të grave të margjinalizuara

Lancohet projekti_1_zvogeluar

 

 

 

 

Në një takim ku morën pjesë dhe zëvendës-ministrja e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Bardhylka Kospiri, si dhe Znj. Vasilika Hysi, deputete dhe drejtuese e nën-komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, u lançua projekti “Së bashku për fuqizimin ekonomik të qëndrueshëm të grave të marxhinalizuara”.

Ky projekt financohet nga Philip Morris International Inc e zbatohet nga Qendra Kombëtare e Shërbimeve Komunitare. Drejtorja e Qendrës, Znj. Liliana Dango, prezantoi në takim objektivat kryesorë të projektit, ndër to trajnimin profesional të dhjetra grave në nevojë (përfshirë gratë që kanë qenë në konflikt me ligjin), si dhe punësimin e tyre në vijimësi.

Në takim zëvendës-ministrja, Znj. Kospiri, prezantoi punën e ministrisë në drejtim të fuqizimit ekonomik të grave në nevojë, ku vuri theksin në rëndësinë e formimit profesional të tyre për ti përgatitur për tregun e punës.

Deputetja Vasilika Hysi përmendi potencialin e punësimit që ka në burgje. Bizneset janë të interesuara për të punësuar, por institucionet e burgjeve duhet të jenë më aktive në bashkëpunimin me biznesin në këtë drejtim. Znj. Hysi theksoi se formimi profesional në burgje duhet të jetë më i shumëllojshëm, më i përshtatur me kërkesat e tregut.

Drejtori i Philip Morris International për Shqipërinë, Z. Coskun Dicle, prezantoi punën filantropike të PhM për mbështetjen e shoqërisë civile në 40 fusha, ku një ndër to është fuqizimi i gruas. “Pavarësisht se kontributi i Philip Morris mund të jetë i vogël në krahasim me nevojën, ai shërben si një shembull për bizneset e tjera”-tha Z. Dicle.

Drejtorja e Politikave Sociale Znj. Merita Xhafaj përmendi hapjen e qendrave të trajnimit profesional në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, ku punëkërkuesit e papunë mund të trajnohen falas. Trajnimet profesionale janë shtrirë dhe në burgje, kur për vitin 2015 mbi 300 të burgosur, nga të cilët 40% gra, janë përfshirë në trajnime.

Në takim gratë e punësuara në shërbime në familje u ankuan për mungesën e sigurimit si një ndër problemet më të rëndësishme të punësimit të tyre.

Deputetja Hysi pranoi se sigurimi është problematik, por nga shtatori do të ketë fushatë kundër punësimit në të zezë, të ngjashme me fushatën kundër vjedhjes së energjisë elektrike.

Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s