Policia gjirokastrite bashkëpunon me rininë kundër krimit kibernetik

Tryeza vleresuese e projektit mbi krimin kibernetik
Në një takim me të rinjtë e gjimnazit “Asim Zeneli” dhe të shkollës “Urani Rumbo”, të organizuar në qershor, policia gjirokastrite kërkoi që të rinjtë të jenë më bashkëpunues për të luftuar krimin kibernetik. Mashtrimi kompjuterik, fallsifikimi kompjuterik, bullizmi janë disa nga krimet më të përhapura në internet, me të cilat të rinjtë përballen rregullisht.
Takimi u mundësua nga projekti “Policia e Shtetit në partneritet me Rininë Gjirokastrite kundër krimit kibernetik”, i financuar nga Qeveria Suedeze, dhe i realizuar nga Qendra Kombëtare për Shërbimet Komunitare (QKSHK). Objektivi i projektit është ngritja e urave të bashkëpunimit mes rinisë dhe policisë. Projekti realizohet në kuadër të programit “Mbështetja e qeverisë suedeze për policimin në komunitet” dhe është një ndër dhjetëra projektet e financuara nga ky program i qeverisë suedeze. 
Në takim përfaqësuesit e policisë theksuan se janë të shpeshta rastet kur në internet, sidomos në feisbuk, të rinjtë fallsifikojnë profile ose nisin mesazhe kërcënuese, denigruese. Përfaqësuesit e policisë theksuan se për parandalimin e krimeve kibernetike duhet bërë më shumë.
Krimet kibernetike prekin të gjithë grupmoshat, por më shumë të rrezikuar janë fëmijët dhe të moshuarit. Me përhapjen e telefonave me akses në internet rrezja e njerëzve të ekspozuar ndaj këtyre krimeve sa vjen e shtohet. Gjithmonë e më shumë veprime zyrtare, si veprimet me bankat, me organet  tatimore, aplikime të ndryshme në institucione shtetërore tashmë kryhen dhe onlain dhe dëmet që mund të shkaktojnë krimet kibernetike mund të arrijnë përmasa të mëdha. Policia e shtetit ka krijuar në komisariate sektorë të posaçëm  kundër krimit kibernetik. Këto krime mund të denoncohen në internet në adresën: http://www.asp.gov.al/denonco_kk.
Advertisements
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s